E hënë, 12 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Humbja me Tiranën, Partizani “pret kokën” e trajnerit! Ja kush do i stërvisë “Demat”

Pas humbjes zhgënjyese në derbi me Tiranën, Partizani ka marrë vendimin për largimin nga drejtimi i skuadrës të trajnerit Florin Bratu.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, është vetë klubi i kuq ai që njofton se është mbyllur bashkëpunimi me trajnerin Bratu, ndërsa i uron suksese në rrugëtimin e tij.

Reklamë

Ndërkohë, deri në emërimin e një trajneri të ri, skuadra do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, i cili është trajneri aktual i Partizanit B.

Njoftimi:

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu dhe pjesëtarët e stafit të tij teknik. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në këtë fillim sezoni, të cilat kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë të klubit. Seanca e radhës stërvitore do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, trajneri aktual i Partizanit B. FK Partizani i uron Florin Bratu dhe stafit te tij suksese në vazhdim të karrierës së tyre sportive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.