E premte, 23 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tentoi të korruptonte me 50 euro policin, e pëson 40-vjeçari nga Lushnja

Një 40-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të korruptonte një polic në Portin e Vlorës, në mënyrë që ta lejonte të dilte jashtë Shqipërisë me dokumente të parregullta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 40 vjeç, banues në Lushnjë.

40-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, në PKK Port Vlorë, duke i ofruar 50 euro, që të dilte nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin (me dokumentacion të parregullt). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë