Një grua shqiptare, 51 vjeçe, ka vrarë me thikë pronarin italian, pasi ai e ka ngacmuar seksualisht. Ngjarja ndodhi në via Andoardi në lagjen Sant’Andrea.

 

Mide Andreu , kishte tre vjet që pastronte shtëpinë e Antonio Amicucci-t. Mirëpo, ditën e djeshme, 68-vjeçari tentoi ta ngacmonte atë. 51-vjeçaria ka reaguar, duke marrë një thikë në kuzhine dhe e ka goditur disa herë Amicuccin në gjoks.

 

Më pas, ajo vrapoi te fqinji, duke i kërkuar ndihmë, ndërsa i tregoi gjithçka që kishte ndodhur.

 

Për Antonio Amicuccinin kishte një sërë ankesash për ngacmime dhe ndjekje, madje edhe nga ish-gruaja dhe vajza e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *