Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 January 2026
Vizion fokus

Dyshohet se vranë një person në Dibër në vitin...

Protestat në Iran, hakerohet televizioni shtetëror, mesazh për forcat...

Burri denoncon në polici: Gruaja ka marrë djalin dhe...

Berisha: Kushtetuesja seksion i PS,uroj që gjykatësit të thërrasin...

Konferenca e Kryetarëve, zbardhen debatet! Balla-opozitës: Bashkëpunoni me ne....

Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj: Më pak...

Burg ish-drejtorit të Burgut, u arrestua pas arratisjes së...

EMRI/ Arrestohet 49-vjeçari në Fier, u kap me doza...

Bordi i Paqes në Gaza, Trump i dërgon ftesë...

Tragjedia në Andamuz, aksidenti i 4-t më i rëndë...

Tensionet SHBA-Iran mbeten të larta, teksa Teherani kërcënon për shtypje të mëtejme

19 Janar 10:22

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta, teksa sundimtarët e linjës së ashpër në Teheran kanë përsëritur retorikën armiqësore dhe kërcënimet se do të japin “ndëshkime të ashpra” – përfshirë edhe mundësinë e ekzekutimeve – ndaj protestuesve antiqeveritarë.

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian – që më herët konsiderohej nga shumë si relativisht i moderuar në mesin e udhëheqësve të Iranit – më 18 janar paralajmëroi se një sulm ndaj liderit suprem të shtetit, ajatollah Ali Khameneit, do të shkaktonte “një luftë në shkallë të plotë”.

“Një sulm ndaj udhëheqësit të madh të shtetit tonë është i barasvlershëm me një luftë në shkallë të gjerë me kombin iranian”, tha Pezeshkian përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në një fjalim më 17 janar, Khamenei e vlerësoi rolin e Pezeshkianit në shtypjen e protestave të fundit, teksa pranoi se gjatë protestave janë vrarë “disa mijëra” persona.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është kryesori në mesin e udhëheqësve perëndimorë që ka kritikuar regjimin iranian për shtypjen brutale të protestave antiqeveritare.

“Udhëheqje e re” për Iranin

Presidenti Trump tha për Politico – deklarata që u publikuan më 17 janar – se Khamenei ishte fajtor për “shkatërrimin e plotë të vendit dhe përdorimin e dhunës në nivele të papara më parë”, duke shtuar se kishte ardhur koha për të kërkuar një “udhëheqje të re” në Iran.

Sfida e fundit nga Qeverisë teokratike shpërtheu më 28 dhjetor të vitit 2025, me protestuesit që dolën në rrugë për shkak të krizës ekonomike, para se demonstratat të përhapeshin në shkallë më të gjerë.

Trump fillimisht kishte paralajmëruar se SHBA-ja “ishte gati” për të vepruar nëse forcat iraniane të sigurisë do të vrisnin protestuesit. Më pas ai kërcënoi se do të ndërmerrte “veprime shumë të forta” nëse Irani do të ekzekutonte protestues pas raportimeve për planifikim të ekzekutimeve.

Më vonë, Trump njoftoi se po pezullonte planet një sulm pasi Irani kishte anuluar 800 ekzekutime, megjithëse Teherani nuk e ka konfirmuar këtë shifër dhe nuk ka treguar nëse planet për varjen e protestuesve janë anuluar krejtësisht.

Grupi Iran Human Rights, me seli në Norvegji, ka verifikuar vrasjen e të paktën 3.428 nga forcat e sigurisë, ndërkaq HRANA, me seli në SHBA, ka verifikuar vdekjen e të paktën 3.308 protestuesve dhe më shumë se 24.000 arrestimeve. Kjo organizatë ka shtuar se 4.382 raste të tjera janë nën shqyrtim.

Grupe të tjera të aktivistëve kanë dhënë shifra shumë më të larta të viktimave, por për shkak të bllokimit të internetit është bërë i vështirë verifikimi i informacioneve.

“Ndëshkime të ashpra”

Ndërkaq, zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Asghar Jahangir, ka sugjeruar se ekzekutimet mund të kryhen ende.

“Një sërë veprash janë identifikuar si mohareb, që është një nga ndëshkimet më të rënda islame”, tha ai gjatë një konference për media më 18 janar.

Mohareb, ose lufta kundër Zotit, dënohet me vdekje, sipas ligjeve iraniane./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran SHBA Tensione

Nga e njëjta kategori

Protestat në Iran, hakerohet televizioni shtetëror, mesazh për forcat e sigurisë: Mos i drejtoni armët nga populli

më shumë...

Burri denoncon në polici: Gruaja ka marrë djalin dhe kanë ikur nga shtëpia

më shumë...

Berisha: Kushtetuesja seksion i PS,uroj që gjykatësit të thërrasin dëshmitar Edi Ramën

më shumë...

Pas 11 ditësh, rruga Qukës–Qafë Plloçë i rikthehet qarkullimit normal

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

1:35

Dyshohet se vranë një person në Dibër...

1:27

Protestat në Iran, hakerohet televizioni shtetëror, mesazh...

1:11

Burri denoncon në polici: Gruaja ka marrë...

1:10

Berisha: Kushtetuesja seksion i PS,uroj që gjykatësit...

1:00

Pas 11 ditësh, rruga Qukës–Qafë Plloçë i...

12:55

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash...

12:49

Konferenca e Kryetarëve, zbardhen debatet! Balla-opozitës: Bashkëpunoni...

12:30

“Vendime që ndikojnë gjithë vitin 2026”, Horoskopi...

12:13

Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj:...

12:09

“Më vrau djalin në mes të rrugës”,...

11:55

Burg ish-drejtorit të Burgut, u arrestua pas...

11:46

EMRI/ Arrestohet 49-vjeçari në Fier, u kap...

11:39

Bordi i Paqes në Gaza, Trump i...

11:25

Tragjedia në Andamuz, aksidenti i 4-t më...

11:18

“Ftesa e Trump vlerësim për lidershipin e...

11:15

Çifti i moshuar plagosin me thikë të...

11:03

Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së...

10:53

Berisha vijon t’i lërë mesazhe Altin Dumanit...

10:46

Vendimi i Trump për Groenlandën, Britania: SHBA...

10:35

Tensionet për Groenlandën, Trump letër kryeministrit norvegjez:...

Më të klikuarat

  • 75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në 2026
  • Vjedhje milionash me call center, SPAK: Dyshohet se operacio...
  • “Vendime që ndikojnë gjithë vitin 2026”, Horosko...
  • Dhunohen kunatat në Korçë, njëra arrestohet, tjetra nën heti...
  • Porta e jashtme e oborrit e zuri poshtë, 12-vjeçari në Tiran...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.