Subscribe

Tensioni ka mbizotëruar momentet e fundit të numërimit të votave në një KZAZ në Elbasan. Disa persona të paakredituar në qendrën e numërimit kanë kontestuar rezultatin e prodhuar nga numërimi i votave të qytetit.

 

Kanë qenë vetë numëruesit që kanë njoftuar policinë për situatën e krijuar. uniformat blu kanë ndërhyrë në qendër, duke mundësuar vijimin e procesit deri në fund. Ndarja e mandateve ne Elbasan është ne një fazë delikate.

 

PS po përpiqet të mbajë deputetin e shtatë, ndërkohë që PDIU po rritet shpejt dhe mund të kapë deputetin e tretë. Por nëse PDIU merr deputetin e tretë atëherë PS mbetet me 6 deputetë. Aktualisht ndarja e mandateve është PS 7; PD 3; LSI 2; PDIU 2.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *