E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tenis, Federer rrëfen se ëndërron të luajë një turne double me Nadal

Switzerland's Roger Federer (R) and Spain's Rafael Nadal (L) pass each other as they change ends during their singles semi-final match on the seventh day of the ATP World Tour Finals tennis tournament in London on November 10, 2013. AFP PHOTO / CARL COURTCARL COURT/AFP/Getty Images ORIG FILE ID: 524526031

Roger Federer e ka një ëndërr dhe ajo është të luajë përkrah Rafael Nadalit në një turne “double”. Kampioni zviceran i tenisit e deklaroi këtë gjatë përurimit të Laver Cup në Pragë të Çekisë. Në këtë turne, që starton për herë të parë në shtator të këtij viti, Bjonr Borg do të drejtojë përfaqësuesen Evropiane ndërsa John McEnroe atë të pjesës tjetër të Botës. Gjithsej, në tre ditë, do ketë 12 ndeshje, prej të cilave 9-të do jenë përballje teke dhe tre do jenë “double”.

 

Pikërisht ideja për të luajtur në një turne dyshe duket se e ka tunduar prej kohësh 35-vjecarin zviceran. Federer i cili mundi Nadalin në një finale epike 3-2 në Australian Openin e këtij viti, tha se gjithmonë kishte dashur të luante me spanjollin, kjo për faktin se rivaliteti me të përgjatë gjithë karrierës ka qenë special. “E kam pasur gjithmonë kundërshtar shërbimin e tij dhe për shkak të rivalitetit tonë shumë special, gjithmonë kam dashur që të luajë me Rafan” – tha Federer, i cili theksoi se në të kaluarën ka luajtur shumë pak turne dyshe, dhe përgjithësisht vetëm me tenistë zviceranë. Duhet thënë se ky turne i Laver Cup, është krijuar nga një bashkësi agjencish, ku njëra prej tyre është dhe kompania e Federerit.

 

Jorge Paulo Lemann është gjithashtu një nga sponsorët gjeneral, ndërsa në listën e yjeve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, përvec Federer dhe Nadal, është edhe Berdych. Ky turne starton më 22 shtator dhe organizatorët janë zotuar ta zhvillojnë çdo vit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë