Kërkesa e prokurorisë që Albert Veliu apo thënë ndryshe “Dëshmitari X” në cështjen audio-përgjimit ndaj Agron Xhafajt, të përfundojë në burg për kallëzim të rremë në bashkëpunim ka nxjerrë në drite skenare mjaft interesante.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka ndërmarrë këtë masë duke i kërkuar gjykatës Arrest me burg për “Babalen” sepse sipas organit të akuzës audio-përgjimi i publikuar është i montuar. Madje akuza ka shkuar edhe më tej duke zbuluar edhe personazhin që fshihej pas zërit të Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Fredi Alizoti, kunati apo Albert Veliut ( Dëshmitari X) është ai që ka bërë rolin e Agron Xhafajt, një histori që zgjati jo pak dhe prodhoi tension politik në vend e që tani rrezikon ti kthehet mbrapsht protagonisteve të saj.

 

 

Edhe për Fredi Alizotin prokuroria ka kërkuar arrest me burg sikurse për Albertin Veliun.

Ndërkohe “Detyrim Paraqitje” organi I akuzës I krimeve të rënda ka kërkuar për gazetarin Jetmir Olldashi i cili ishte regjistruesi I bisedës.

Ia ka hedhur paq ndërkohe deputeti Ervin Salianji I cili mori materialin audio nga Jetmir Olldashi dhe e publikoi në seline e PD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *