Subscribe

Pas argumentit se identifikimi biometrik i zgjedhësve në të gjithë Shqipërisë është i pamundur për arsye kohe dhe teknike, mazhoranca i kërkoi opozitës jashtë parlamentit të realizojë dhe mbikqyre gjithe procesin.

Deri tani opozita e bashkuar nuk është shprehur jo vetëm për këtë propozim të artikuluar nga kryeministri Edi Rama, por as për dakordësitë e arritura deri më tani për reformen zgjedhore.

Per ish Kryetarnt e Komisionit Zgjedhor, Kristaq Kume, realizimin e identifikimit biometrik nuk e pengon asgjë, përveç se vullneti politik.

Depolitizimi i administratës zgjedhore po mban peng firmosjen e marreveshjes se negociuar me pranine e ambasadoreve. Qeveria kërkon depolitizimin e plotë, opozita të pjesshëm. Por Kume thote se ka edhe nje tjeter formule.

Si për identifkimin biometrik dhe përcaktimin e komisionerëve, për Kumen, mazhoranca më shumë se po përpiqet të ofrojë zgjidhje në funksion të standardeve, po bën të kundërtën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *