Subscribe

Pas rezistencës prej më shumë se 24 orë në mbrojtje të teatrit e përplasjeve fizike me forcat e policisë, dita e sotme premtoi diçka të re për kauzën e artistëve.

 

Brenda sallës ku barten qindra kujtime të shfaqjeve që aktorët shqiptarë kanë dhënë për publikun, sot duartrokitjet shkuan për marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe disa artistëve të skenës për të mbrojtur teatrin kombëtar nga shembja.

 

Lideri demokrat pas komentit për uzurpimin shtazarak sipas tij të emblemës artistike të kryeqytetit, e cilësoi këtë marrëveshje me artistët si kthesën për Shqipërinë me rend kushtetues funksional.

 

Pavarësisht firmosjes, me bindje se politika do të mbështesë kauzën e tyre, ishte regjisori Edmond Budina që kërkoi me ngulm mbajtjen e këtij premtimi nga lideri demokrat Basha.

 

Firmosja e marrëveshjes me aleancën për tetarin dhe partisë demokratike megjithatë nuk ka dhënë bindjen e plotë tek artistët. Ata thanë se do ta vazhdojnë rezistencën çdo ditë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *