Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias u takua edhe me kryedemokratin Lulzim Basha. Pas takimit të mbajtur në seli, Basha tregoi në “Tëitter” disa nga temat e diskutuara. Ai kërkoi që të zgjidhen çështjet e mbetura pezull mes Shqipërisë dhe Greqisë.

 

“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian.”

 

Më herët, Nikos Dendias u prit nga presidenti Ilir Meta, i cili kërkoi që negociatat për çështejn e detit të jenë korrekte e transparente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *