Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej disa ditësh tashmë, po mbahen protesta të dhunshme për shkak të vdekjes së George Floyd.

Konfrontimet mes protestuesve dhe forcave të policisë nuk kanë qenë të pakta, ndërsa nuk kanë munguar as arrestimet.

Disa qytetarë që protestonin në Uashington DC u gjetën të bllokuar nga policia në të gjitha anët e rrugës.

Në këtë moment, një derë shpëtimi u hap për ta. Ishte një qytetar, i cili hapi derën e shtëpisë dhe strehoi brenda 80 protestues.

Ata qëndruan për disa orë brenda. Pasi u larguan, protestuesit lanë jashtë derës pankarta dhe shënime në shenjë falenderimi për të zotin e shtëpisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *