Subscribe

Pak ditë pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri mbërriti në Tiranë. Homologu i tij Gramoz Ruçi tha se shpreson që ligji për gjuhën të miratohet sa më shpejt në parlament dhe të nisë menjëherë zbatimi i tij.

 

Për Talat Xhaferrin, ligji i gjuhës është detyrim për politikën maqedonase, nga Marrëveshja e Ohrit.

 

Ruçi e Xhaferri theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në infrastrukturë, në lëvizjen e mallrave dhe njerëzve, si dhe në proceset eurointegruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *