Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 April 2026
Vizion fokus

Hoqi organin e gabuar gjatë operacionit, kirurgu nga Florida...

Vuçiç shton investimet në ushtri: Situata ka ndryshuar për...

Mëngjesi i Vëllazërimit bashkon komunitetet fetare në lutje për...

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të...

“Shqipëria 2030 në BE më shumë se një aspiratë”,...

“Bota përmbys”, ish-kryebashkiaku i New York “bëhet shqiptar”, Rama:...

Sanchez: Marrëdhënie të forta me Kinën në interes të...

Trump thotë se nuk planifikon zgjatjen e armëpushimit me...

Barcelona i thotë lamtumirë Champions League, Atletico në gjysmëfinale!...

Padi e re kundër kongresmenit amerikan

Të rinjtë në tregun e punës/ Studentët ankohen për pagat e ulëta. Biznesi: Kemi mijëra vende bosh

3 Prill 15:10

Integrimi në tregun e punës pas studimeve mbetet shqetësimi më i madh i të rinjve, në një kohë kur zhvillimet ekonomike dhe digjitale kanë shkaktuar një hendek mes aftësive dhe nevojave.

“Ka shumë opsione si në sektorin publik edhe në atë privat por nuk paguhen mirë me thënë të drejtën, dhe mendoj se këtu është problemi”, tha Alketa Budani, studente.

“Jam 19 vjeç, studioj në fakultetin e shkencave sociale. Rrogat, mundësitë e punësimit, ambientet ku punohet kanë shumë vështirësi. Kemi plot studentë që vijnë nga zonat periferike, janë të detyruar të paguajnë qiratë që janë rritur frikshëm ndërsa rrogat janë njësoj. Punoj jashtë degës që po studioj, sa për të siguruar disa të ardhura por e shoh të vështirë sepse kërkojnë eksperiencë”, tha Klea Haka, studente.

Një pjesë e mirë e tyre e shohin të ardhmen jashtë vendit.

“Unë do mbaroj gjimnazin dhe do ta le pastaj, do iki jashtë, Spanjë ose Angli.”

Ndërkohë, bizneset në vend kanë nevoja urgjente për punëtorë, ndërsa një tjetër prirje shqetësuese është ajo e largimit të punonjësve me aftësi shumë të kërkuara, drejt ekonomive që ofrojnë një nivel shumë më të lartë page.

“Mbi dy mijë vende pune që ofrohen fizikisht në panair dhe mbi  5 mijë në portalin online të agjencisë kombëtare të punësimit, bujqësi, agropërpunim, mekanikë, programim, IT, inxhinieritë , ndërtimi, bankat etj. Sipërmarrjet, me mungesën e kapitalit njerëzor po e shikojnë që e vetmja rrugë është aftësimi profesional, kualifikimi i kapitalit human si dhe rivlerësimi i pagës në një nivel dinjitoz dhe me integritet”, tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Një tjetër nevojë që parashtrohet në këto kushte, është ridimensionimi i ofertës akademike në universitete por edhe qasja e të rinjve në arsimin profesional. Ekspertët vërejnë se kjo është një reformë që do të marrë kohë ndërsa tregu kërkon përgjigje të shpejta./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Studentet Te Rinjte Tregu I Punes

Nga e njëjta kategori

Zjarri dyshohet se nisi jashtë pallatit, dëme të mëdha në dhjetëra apartamente, banorët tregojnë tmerrin

më shumë...

Kaosi me transportin urban, qytetarët vuajnë pasojat e reduktimit të flotës së autobusëve

më shumë...

Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, me sa do shitet benzina

më shumë...

GJKKO pranon kërkesën e mbrojtjes së Berishës, Edi Rama do të pyetet si dëshmitar në dosjen “Partizani”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:02

Zjarri dyshohet se nisi jashtë pallatit, dëme...

11:56

Kaosi me transportin urban, qytetarët vuajnë pasojat...

11:48

Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës...

11:31

GJKKO pranon kërkesën e mbrojtjes së Berishës,...

11:31

Hoqi organin e gabuar gjatë operacionit, kirurgu...

11:25

Vuçiç shton investimet në ushtri: Situata ka...

11:16

Mëngjesi i Vëllazërimit bashkon komunitetet fetare në...

10:54

Ishte kthyer në makth për qytetarët, arrestohet...

10:42

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj...

10:30

“Shqipëria 2030 në BE më shumë se...

10:27

Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama:...

10:13

“Bota përmbys”, ish-kryebashkiaku i New York “bëhet...

9:56

Zëvendëskryeministrja Koçiu në QSUT: Të lënduarit nga...

9:48

SPAK aksion në Tiranë, lëshohen 11 urdhërarreste,...

9:44

Transporti urban në Tiranë në krizë, reduktohet...

8:55

Sanchez: Marrëdhënie të forta me Kinën në...

8:46

Trump thotë se nuk planifikon zgjatjen e...

8:36

“Kujdes me vendimet e nxituara”, parashikimi i...

8:12

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit...

11:13

Barcelona i thotë lamtumirë Champions League, Atletico...

Më të klikuarat

  • Si u emërua prokuror Ols Dado? Flet për herë të parë Bamir T...
  • Trishtuese/ Nëna me foshnjën në krah dhe të moshuar nxitojnë...
  • Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama: Pallati do të rindërtoh...
  • SPAK aksion në Tiranë, lëshohen 11 urdhërarreste, mes tyre M...
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.