Dy persona mbetën plagosur me armë zjarri pas një sherri mbrëmjen e së mërkurën në Gjirokastër.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në një lokal bastesh, rreth 200 metra nga drejtoria e policisë.

 

Të plagosurit janë Xhelo Gerveshi 44 vjeç dhe Vullnet Buci nga Lazarati, ndërsa autori dyshohet se është Kristaq Lukani 50 vjeç.

 

Policia e Gjirokastrës vijon të jetë në kërkim të 40 vjecarit, i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

 

Dy të plagosurit ndodhen në spitalin rajonal të Gjirikastrës jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *