Subscribe

Mund të duket e çuditshme, por një biznes, i cili merr një ambient me qira, edhe pse shpenzon për godinën që merr, paguan dhe tatimin në burim për pronarin. Nebije Braçaj mbajti për 9 muaj me qira këtë dyqan dhe më pas e mbylli, pasi taksat e larta e nxirrnin me humbje.
57-vjeçarja shprehet se nga qiraja që paguante në fakt fitonte pronari i dyqanit, por taksën prej 15% të vlerës së qirasë e derdhte ajo. Kontabilistja Shpresa Ismaili sqaron se rastet e tilla nga subjekte që paguajnë tatimin në burim për llogari të atij që ka pronën janë të panumërta. Ajo kërkon që të ndryshohet ligji, pasi shpesh ka një përplasje mes atij që ka pronën dhe qiramarrësit. Në fakt, në deklaratë shprehet qartë që tatimin për qiranë e paguan subjekti që bën biznes. Kontabilistët thonë se tatimet e bëjnë këtë pasi e kanë më të lehtë të identifikojnë personin që tregton e të mbledhin taksën. Emri i pronarit edhe po te rezultojë debitor të Drejtoria e Tatimeve, nuk mund të ketë asnjë penalitet, për shkak se ai nuk ka një biznes të hapur. Por ne rastin që është një ndërmarrje private dhe nuk paguan këtë taksë ajo gjobitet. Nëse me pas biznesi kërkon të bëjë mbylljen, ai nuk e merr certifikatën e çregjistrimit, pasI rezulton me detyrime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *