Subscribe

Kryeministri Edi Rama në një komunikim të zhvilluar me gazetarët në Shkup, foli për samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, duke u ndalur edhe te darka e zhvilluar me zyrtarë të BE dhe SHBA.

Ai tha se gjatë darkës informale të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, kur për herë të parë ishte bashkë me kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç u bë një komunikim pozitiv mes të gjithëve.

Lexo edhe :

Related Posts

Edi Rama: Është hera e parë që unë jam në një darkë së bashku me Albinin dhe Presidentin Vuçiç dhe u bë një komunikim pozitiv mes të gjithëve. Dhe më rezulton që ky format dhe këto kërkesa që ka sot BE nga të gjithë për të na dhënë mundësinë që ne të marrim shumë më tepër mbrapsht në aspektin ekonomik dhe financiar flasin vetë për atë që më ka rënë goja gjithë këto vite, pasi ne duhet të integrohemi vetë brenda për brenda. S’jemi gati sepse kemi humbur kohë duke u marrë me terminologji. BE e ka bërë të qartë që kush do të bëhet shkak do të penalizojë vetveten. Në vend të merremi me përmbajtjen duhet të merremi me punë konkrete.

Kreu i qeverisë shtoi se vendi ynë nuk ka nevojë për mbështetje familjare për të bërë reforma.

Edi Rama: Shqipëria nuk ka nevojë për mbështetje financiare për të bërë reformat. Nuk kemi kërkuar mbështetje financiare për reformat. Ja ku jemi sot nëse do kishim bërë gjënë e duhur, nuk do kishim nevojë të shtrëngonim rrypin e përbashkët për dicka që duhet ta kishim bërë bashkë me kohë.

Më tej, ai theksoi rëndësinë e integrimit në tregun e përbashkët europian.

Edi Rama: Pjesa më e rëndësishme e procesit, nuk janë miliarda, por integrimi në tregun e brendshëm europian. Vetëm nga ndryshimi i regjimit të transaksioneve financiare që bëjnë qytetarët, parashikohët të mund të kursejnë mbi 20 mln euro në vit. Janë shumë të tjera që do i ndihmojnë shumë ekonomisë bizneseve, etj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *