Shqipëria do të presë Italinë në një ndeshje miqësore në “Air Albania” stadium më 16 nëntor.

 

Trajneri italian Edi Reja u shpreh se do të jetë një sfidë të emocionuese.

 

EDI REJA

 

TRAJNER I KOMBETARES SHQIPETARE

 

Sfida ndaj Italisë do të jetë shumë emocionuese për mua dhe Shqipërinë. Kënaqësi dhe krenari të përballem me Italinë time. Do të provoj emocione të mëdha dhe të bukura, do t’i këndoj dy himnet.Unë do  bëj maksimumin të luajmë ndaj tyre, pasi ata po kërkojnë miqësore pas eliminimit nga Kupa e Botës. Mancinin e njoh mirë, ai nuk do vijë për një shëtitje në Tiranë. Ai do provojë disa lojtarë të rinj. Italia është një skuadër e frikshme, por mua më intereson që Shqipëria të zhvillojë një ndeshje të mirë dhe të jetë në lartësinë e duhur. 

 

Tekniku foli dhe për tre lojtarët e ftuar nga kampionati Shqiptar si Eneo Bitri, Andi Hadroj dhe Erdenis Gurishta.

 

Edi REJA

 

Ka edhe të tjerë lojtarë nga kampionati shqiptar që më kanë lënë përshtypje të mira. Mua më pëlqen të thërras gjithmonë 3-4 lojtarë nga kampionati vendas. Ata janë treguar të jashtëzakonshëm në miqësoren ndaj Katarit, të gjithë luajtën shumë mirë. Janë edhe 3-4 lojtarë të tjerë ndaj të cilëve kam krijuar ndjesi pozitive. Lojtarët e Superiores më treguan se gëzojnë një gjendje të mirë fizike, ata mund t’i përballojnë 90 minuta.

 

Ndërkohë për sa i përket rinovimit të 77-vjeçarit, ai dëshiron të vazhdojë aventurën  në stolin kuqezi, por takimi me presidentin Duka do të vendos të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *