11 deputetë të Partisë Demokratike i janë drejtuar SPAK-ut dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për të nisur hetime në lidhje me prokurorin Dritan Prençi, i cili ka çështjen e inceneratoreve.
Ligjvënësit e opozitës i kanë paraqitur Prokurorisë vendimin e Gjykatës për inceneratorin e Fierit, ku theksohet se hetimet e realizuara nga Dritan Prençi janë të mangëta.
Sipas demokratëve prokurori Prençi ka shpërdoruar detyrën, pasi qëllimisht ka devijuar hetimin penal për inceneratorin e Fierit, duke favorizuar funksionarë të lartë të shtetit.
Në letrën drejtuar Spak-ut dhe inspektorit Artur Metani, 11 deputetet theksojnë se këto institucione e kanë detyrim nisjen e procedurave ndaj prokurorit Dritan Prençi./vizionplus.tv