Çdo fans do të bënte gjithçka për të takuar të paktën një herë artistin apo artisten e tij të zemrës, ama një 27-vjeçar ka kaluar të gjitha kufijtë e arsyes duke përndjekur Taylor Swift.

 

 

Mohammed Jaffar filloi të përgjonte e ngacmonte këngëtaren në dhjetor të 2016-s kur shkoi në apartamentin e saj dhe kërkoi ta takonte. Sipas “Page Six”, Jaffar ka tentuar t’i afrohet Swift 4 herë në apartament, madje arriti të futej pa leje në korridoret dhe tarracën e shtëpisë së Taylor.

 

 

Një natë ai i kishte rënë ziles së apartamentin për 1 orë pa pushuar, duke u kthyer sërish të nesërmen për të bërë të njëjtën gjë, por këtë herë vetëm 45 minuta.

 

 

Duke qenë se kjo mënyrë i kishte dështuar, Mohammed bombardoi skuadrën e menaxherëve të Swift me 59 telefonata në 3 javë.

 

 

Ai u arrestua mbrëmjen e kaluar me akuzën e përndjekjes dhe hyrjes me dhunë në banesë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *