Subscribe

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mbyll hetimet për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës si edhe për vrasjen e të rinjve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

 

Për vrasjen e vëllezërve Haxhia akuzohen Talo Çela, Nuredin Dumani, Klevis Alla, Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva.

 

Talo Çela akuzohet për veprat penale:

 

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer  më shumë se një  herë, në dëm të viktimave Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal;

“Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”;

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Irfan Hazizi.

“Mbajtjes pa leje, prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.

 

Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan më 27 prill brenda makinës së tyre, të llojit “Volkswagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre.

 

Talo Çela është bërë i njohur si një nga autorët e vrasjes përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla,të arrestuar për ekzekutimin e Besmir dhe Viktor Haxhia.

 

Prokuroria kishte dyshime se dy viktimat kishin njohje me grupin e grabitësve të Rinasit pasi në telefonin e tyre u zbuluan mesazhet me Admir Muratajn, kreun e grupit kriminal.

 

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim edhe për anëtarët e grupit të Talo Çelës:

Nuredin Dumani, i dënuar, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, deklaruar i mosgjetur me vendim të organit të proçedues, akuzuar për veprat penale ; “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një  herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”;  “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim; “Vjedhjes” kryer në bashkëpunim.

 

Altin Ndoci,i dënuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale: “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një  herë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armve shperthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

 

Klevis Alla, i padenuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ; “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer  më shumë se një herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim; “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim.

 

Besian Xhixha, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim; “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim.

 

Enver Diva, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprën penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *