Në fillim të korrikut, ndërsa kryengritësit talebanë po fitonin territor, luftëtarët e grupit hynë në zyrat e “Azizi Bank” në qytetin jugor të Kandahar dhe urdhëruan nëntë gra që punonin atje të largoheshin.

 

Personat e armatosur i shoqëruan në shtëpitë e tyre dhe u thanë që të mos ktheheshin në vendet e tyre të punës. Ata u shpjeguan se vendin e tyre do ta zinin të afërmit meshkuj.

 

 

“Është vërtet e çuditshme të mos të të lejojnë të shkosh në punë, por kështu ndodhi”, i tha “Reuters” Noor Khatera, një grua 43-vjeçare që kishte punuar në Departamentin e Llogarive të bankës.

 

 

Ky rast është një shenjë paralajmëruese se disa nga të drejtat e fituara nga gratë afgane gjatë 20 viteve që nga rrëzimi i lëvizjes militante islamike të ashpër mund të përmbysen nëse kthehet në pushtet.

 

 

Gratë afgane që punojnë në fusha përfshirë gazetarinë, kujdesin shëndetësor dhe zbatimin e ligjit janë vrarë në një valë sulmesh që kur filluan bisedimet e paqes vitin e kaluar mes talebanëve dhe qeverisë afgane të mbështetur nga SHBA.

 

 

Shumë gra afgane të arsimuara dolën në mediat sociale për të apeluar për ndihmë dhe për të shprehur zhgënjimin e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *