Subscribe

Pas diskutimeve të shumta, qeveria duket se është tërhequr nga varianti që taksa e pronës do të vilet në faturën e energjisë elektrike.

 

Duke ju referuar vendimit të fundit, njësitë vendore do të kenë të gjithë të drejtën për administrimin dhe vjeljen e kësaj takse. Opsionet e mundshme janë që taksa të vijojë të mbetët tek fatura e ujit, por ka edhe një opsion për të paguar tek zyrat e administratorëve të njësive vendore. Kjo vendimmarrje pritet t’u lihet ne dore këshillave bashkiake në çdo qytet. Sipas të dhënave janë 900 mije godina në të gjithë vendin që të do të jenë objekt i kësaj takse, bëhet fjalë për shtëpi banimi, ambiente biznesi, garazhe apo bodrume.

 

Sa i përket çmimeve të pronave që do të aplikohet taksa, burime nga Ministria e Financave thonë se nuk do të ketë rifreskim, por do të merren për bazë çmimet e referencës dhe transaksionet e vitit 2017. Tirana e Durrësi do të kenë edhe taksën më të lartë, për shkak të vlerës së pronës në këto dy qytete. Sipas shifrave nga zyrat e regjistrimit të pasurive, çmimi mesatar në Tiranë është rreth 90 mijë lekë për metër katror. Në varësi të sipërfaqes së godinës do të aplikohet edhe tatimi. Brenda këtij muaji pritet qeveria të vendosë për modalitet se si do të paguhet kjo taksë në zyrat e qeverisjes vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *