Ndërkohë që presidenti Thaçi ndodhet në New York per te marre pjese ne mbledhje e Këshillit te Sigurimit, kreu i qeverisë Haradinaj pritet të takohet me përfaqësuesen e lartë të BE Federica Mogherini. Kryeministri do te bisedoje ne Bruksel edhe me komisionerin për zgjerimin Johannes Hahn.

 

Takimet jane në kuadër të këshillit të radhës së stabilizim-asociimit Be-Kosovë. Tema kryesore pritet të jetë taksa 100 përqind për mallrat serbe dhe këmbëngulja e Bashkimit Europian per ta hequr atë. Kërkesa u përsërit edhe te dielën nga Brukseli me anë të një letre drejtuar kryeministrit te Kosovës. Gjatë ditës së sotme në konferencën e përbashkët për shtyp pritet edhe qëndrimi zyrtar i qeverise se Haradinajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *