Subscribe

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që rrëzojë vendimin e Shkallës së Parë ku dënoi ish ministrin Saimir Tahiri me 3 vjet shërbim prove.

Trupa gjykuese tha se nuk ka asnjë provë për shpërdorim detyre, për të cilën u dënua Tahiri, duke kërkuar rigjykimin e dosjes nga e para.

Kjo në fakt do të thotë se me rrëzinim e vendimit të Gjykatës së Apelit, Tahiri do të gjykohet nga e para për tre veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Ish ministry I brendshem e quajti nje padrejtesi dhe te turpshem vendimin.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane. Në seancë për herë të parë pas vetëdorëzimit mori pjese edhe Jaeld Çela, ish drejtori i Policisë së Vlorës, i akuzuar gjithashtu për bashkepuni me grupin Habilaj.

Në shtator të vitit të kaluar organi akuzës kërkoi dënimin e  ish ministrit te brendshem me 12 vjet, por  gjykata e dënoi Tahirin me 3 vjet burg I cili  u konvertua ne shërbim prove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *