Klevis Dalipi vlerësoi maksimalisht Ilir Dajën për atë që po bën tek Flamurtari.

“ Më pëlqen shumë Ilir Daja. Më pëlqen stili i tij i lojës, luan futboll të bukur dhe mendoj se ka bërë një punë shumë të mirë tek një skuadër me traditë si Flamurtari”.

Ermal Tahiri duke përdorur edhe batutën tha se Ilir Daja nuk ka qënë kurrë lojtar I shkelqyer, ama si trajner është I tillë.

Ai shtoi se metodika e Ilir Dajës është shumë më e lartë në raport me të tjerët në Shqiperi.

“Ky Flamurtar është ndër më të bukurit e viteve të fundit, pavarësisht problematikës me rrogat”.

 

Duke kaluar tek situata e Tiranës, Klevis dalipi u shpreh I bindur se ngerci i kësaj skuadre është më shumë psikologjik.

Tirana po vuan shumë anën psikologjike, duke rikujtuar herën e kaluarf kur ra nga kategoria, I krijon vetes shumë trysni. Edhe ndaj Kukësit nuk është se e nisi keq ama, ka shumë frike, I trembet humbjes dhe kjo shihet tek rastet që humbet. Nëse ia del në Gjirokastër, besoj se Tirana do të shpëtojë.

Ndërkohe Lirim Zalla tha se ndeshja ndaj Luftëtarit në transfertë mund të vendose shumë për të ardhmen e bardhebluve. Ai pohoi gjithashtu se nëse Partizanin do ta ketë siguruar titullin, mund të ketë nderin ti hapë rrugë qëndrimit të Tiranës në superior.

 

Me pesimist ne fatin e Tiranes ishte Ermal Tahiri i cili pohoi se Ard Mema do te jete hero nese do te shpetonte Tiranen e cila sipas tij eshte me pak e favorizuara edhe ne aspektin e aleancave qe jane krijuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *