Biznesi i vogël dhe familja do të jenë në qendër të ekonomisë shqiptare nën qeverinë e Partisë Demokratike. Numri dy i listës së kandidatëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, foli me tregtarë të rrugës “Hoxha Tahsin” për programin ekonomik. Ajo tha se ky program ka për qëllim rigjallërimin e ekonomisë dhe biznesin e vogël si themel të tij, pasi ofron vetëpunësimin e familjeve.

 

Tregtarët thanë se ishin braktisur nga shteti gjatë pandemisë dhe denoncuan se u uj dhe energjia elektrike.

 

Tabaku tha se pas 25 prillit, biznesi dhe qytetarët do ta ndjejnë menjëherë ndryshimin në xhepin e tyre, pasi ata do të jenë fokusi kryesor i qeverisjes së Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *