Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi se Fondi Monetar Ndërkombëtar mbështeti qëndrimin e mbajtur nga opozita për amnistinë fiskale të propozuar nga qeveria.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tabaku tha se kjo nismë është e dëmshme sepse do të futen në ekonomi paratë e pista dhe do të falimentojnë bizneset.

“FMN në krah të opozitës, kundër amnistisë fiskale dhe për një sistem të thjeshtë, eficent e pa nivele taksash! Amnistia fiskale është justifikimi Ramës për të futur në ekonomi paratë e pista të krimit të organizuar. Akoma më keq, është rruga e Ramës për të zhytur bizneset në faliment dhe për të incentivuar ekonominë kriminale. Taksa progresive dëmtoi rëndë shtresën e mesme, biznesin e vogël, investimet dhe taksoi rëndë punën! Një taksë që ka shkatërruar konkurencën dhe mbyllur masivisht bizneset e ndershme. Një vizion i papërgjegjshëm dhe jo eficent që inkurajon informalitetin, mospagimin e taksave dhe detyrimeve.”

FMN u pozicionua qartë kundër amnistisë fiskale. Sipas FMN, kjo nisëm do të cënonte mbledhjen e të ardhurave. Në një deklaratë për shtyp, pas diskutimeve me autoritetet shqiptare, FMN kërkoi fillimisht që qeveria të krijojë sisteme, që luftojnë evazionin dhe pastrimin e parave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *