Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj qeverisë për thellimin e krizës ekonomike në vend.

 

Sipas Tabakut në një kohë krize shqiptarët kanë një qeveri që u merr gjithçka shqiptarëve dhe ua jep oligarkëve.

 

“Në mesin e një krize të thellë ekonomike, qeveria ka vazhduar politikat e saj të pagesave të PPP-ve që kanë përkeqësuar gjithnjë e më shumë shëndetin financiar të buxhetit. Familjet shqiptare që shpenzojnë 42% të të ardhurave të tyre po përballen me rritjen e çmimeve ndërsa inflacioni pritet të shkojë më lartë se 5%. Të githë produktet kryesore të shportës së ushqimeve janë rritur me mbi 10% duke shtrenjtuar jetesën e shqiptarëve.

 

Po shpenzohet më shumë për energjinë, për bukën, për qumshtin dhe vezët. Çdo gjë më e shtrenjtë! Çdo produkt më i kushtueshëm ndërsa të ardhurat vetëm tkurren.

 

Zgjidhja e qeverisë? Më shumë fonde për inceneratorët, për PPP-të dhe koncesionet! Më shumë taksa për qytetarët dhe më pak të ardhura për shqiptarët! Pasi taksat e shqiptarëve janë fitimi koncesionarëve! Fatkeqësi që në një kohë krize shqiptarët kanë një qeveri që u merr gjithçka shqiptarëve dhe ua jep oligarkëve!”, shkruan Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *