Identifikohet dhe procedohet penalisht autori që sulmoi zyrën e fushatës së Partisë Socialiste ditën e djeshme në Berat, duke e qëlluar me gurë.

Autori i kësaj ngjarje është një 17-vjeçar, mëson Vizion Plus, i identifikuar me iniciale Z.M. dhe është djali i kryetares së Gruas Demokratike në Berat, Këze Muska.

Ai u zbulua pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë së bizneseve përreth zyrës elektorale.

Sakaq, PS e ka cilësuar ngjarjes si “incident elektoral” dhe ngjarje të qëllimshme gjatë fushatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *