Një sulm me thikë ka ndodhur pranë një stacioni policor mëngjesin e kësaj të marte në Bruksel.

 

Nga sulmi me thikë ngeli i plagosur në qafë një officer policie, dhe autori i sulmit.

 

Sipas mediave belge autori gjatë momentit të sulmit ka bërtitur “Allahu akbar”.

 

Ndërkohë në lidhje me sulmin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm belg Jean Zambon, i cili e konsideroi atë si një “veprim frikacak ndaj policisë”.

 

Sipas ministrit belg të drejtësisë, hetimet janë duke u kryer në të gjitha nivelet duke përfshirë edhe mundësinë që autori mund të jetë i lidhur me grupe ekstremiste.

 

Raportohet gjithashtu se polici i plagosur ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *