Një shpërthim i fuqishëm në një bazë ushtarake në Irak këtë të shtunë ka trazuar sërish ujërat në lindjen e mesme.

Nga shpërthimi mbeti i vdekur një zyrtar i forcave irakiane të sigurisë të mbështetura nga Irani, dhe u plagosën 8 të tjerë.

Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Komandanti i forcave të sigurisë tha se ishte një sulm nga jashtë, ndërsa ushtria ka deklaruar se është duke hetuar dhe se nuk kishte asnjë avion luftarakë në qiell në momentin e shpërthimit.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane mohoi zërat që thoshin se sulmin në Irak e kreu SHBA.

Ngjarja vjen në një moment që tensionet janë të ndezura në lindjen e mesme.

Për herë të parë pas dekadash, në javën e fundit Izraeli dhe Irani kanë shkëmbyer sulme ajrore të drejtpërdrejta ndaj njëra tjetrës duke ngritur alarmin se bota do të përballet një tjetër konflikt që do të përfshinte të gjithë rajonin.

Fuqitë globale kanë bërë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *