Praga është ende e tronditur nga sulmi i ditës së enjte, ku një 24-vjeçar hapi zjarr dhe vrau 15 persona. Motivet e autorit, i cili u vetëvra, janë të paqarta, por në një prononcim për mediat përfaqësues të autoriteteve kanë dhënë detaje lidhur me dyshimet e para. Autori raportohet se mund të ketë kryer vrasjet për shkak të depresionit apo zhgënjimit me ndodhitë e fundit në jetën e tij. Ky argument mbështetet edhe nga fakti që shumica e viktimave janë vajza.

“Disa probleme personale, një lloj depresioni, zhgënjim… Por ne nuk kemi prova apo informacione të veçanta prej tij pse ai vendosi të bënte diçka kaq të tmerrshme. Mendojmë se ka qëlluar rastësisht, por shumica e të vdekurve dhe të plagosurve janë femra”, thuhet në reagim.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia tha se ngjarja mund të kishte një bilanc edhe më tragjik, nëse nuk do të ishte ndërhyrë në kohë.

Disa orë para ngjarjes së rëndë u ekzekutua edhe i ati i autorit, teksa ky i fundit dyshohet ta ketë vrarë. Po ashtu, ai rezulton të ketë vrarë një 32-vjeçar dhe foshnjën e tij, një javë më parë në një pyll pranë Pragës./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *