“Askush nuk më do, dua të largohem nga kjo botë me dhimbjen më të madhe të mundshme”, kjo ishte një ndër disa deklaratat përmes të cilave autorit i vrasjeve në seri paralajmëroi ngjarjen tragjike në Pragë.

“Zbërthimi” i shkrimeve të tij në Telegram, që i referohej si një ditar virtual, ka nxjerrë në pah natyrën e autorit, i cili kishte planifikuar ngjarjen. Ai shkruante se bënte një jetë të mjerë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Kam një jetë të mjerë. Dëshiroj të largohem nga kjo botë me dhimbjen më të madhe të mundshme”, shkruante ai.

Kanali Telegram në fjalë u aktivizua vetëm pak orë para masakrës. Kozak në shkrimet e tij i ‘shkruante’ Alinës, emër që besohet se është një referencë për një 14-vjeçare e cila më 7 dhjetor vrau dy persona në shkollën e saj në Bryansk të Rusisë, përpara se të vriste veten.

Në një tjetër mesazh, 24-vjeçari mësohet të ketë shkruar: “Ndonjëherë shkruaj të tilla marrëzi në momente pasioni”.

Vetëm pak orë pas këtyre shkrimeve, 24-vjeçari rrëmbeu armën dhe vrau 15 persona në ambientet e Universitetit të Arteve.

Të mbijetuarit rrëfyen tmerrin dhe deklaruan se autori kontrolloi në cdo klasë e dhomë për të gjetur sa më shumë njerëz e t’i ekzekutonte./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *