Pas sulmit që ndodhi këtë të hënë në një zyrë elektorale të PD-së ku mbeti i plagosur një 27-vjeçar, presidenti Ilir Meta njoftoi se do të niset menjëherë drejt Kavajës.

Lajmërimi është dhënë nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi

Presidenti iu bën thirrje qytetarëve të Kavajës që mos të provokohen dhe të ruajnë qetësinë.

“Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit.”

Kujtojmë se drejt Kavajës është nisur edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *