Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar forcat ruse se po qëllojnë mbi ekipet e shpëtimit ukrainas në zonat e përmbytura të Khersonit, të cilët po përpiqen të evakuojnë njerëzit e rrezikuar pas çarjes së digës të hidrocentralit Nova Kakhovka.

 

“Njerëz, kafshë kanë ngordhur. Nga çatitë e shtëpive të përmbytura, njerëzit shohin njerëz të mbytur që notojnë. Ju mund ta shihni këtë në anën tjetër. Është shumë e vështirë të largohen njerëzit nga pjesa e pushtuar e rajonit Kherson,” tha Zelensky. . 
“Kur forcat tona përpiqen t’i nxjerrin banorët, ata qëllohen nga pushtuesit nga distanca,” tha Zelensky për Bild. “Sapo ndihmësit tanë përpiqen t’i shpëtojnë, ata qëllohen kundër tyre. Ne nuk do të mund t’i shohim të gjitha pasojat deri në disa ditë nga tani, kur uji të jetë tërhequr pak.”

 

Të mërkurën, një vullnetar që merr pjesë në përpjekjet e shpëtimit në Kherson tha se vullnetarët përballen me bombardime ruse në pothuajse çdo fluturim.

 

“Sigurisht që është jashtëzakonisht e rrezikshme,” tha Roman Skabdrakov nga Grupi Vullnetar Kaiman. 

 

Shkatërrimi i digës dhe përmbytjet e mëvonshme detyruan më shumë se 1800 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa u përmbytën mijëra hektarë tokë bujqësore.

 

Nga ana tjetër, ky sulm rrezikon furnizimet jetike të ujit duke shkaktuar kështu ekocid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *