Një stuhi e fortë ka mbërthyer Evropën veriore këtë të diel, duke shkaktuar katër viktima.

 

Erërat e forta goditën Britaninë e Madhe, Danimarkën, Poloninë dhe Gjermaninë, dhe lanë qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike. Ndërsa janë shtuar paralajmërimet për përmbytje. Stuhia e cila njihet si Nadia në Gjermani dhe Malik në vende të tjera, ka nisur zhvendosjen drejt lindjes, ndërsa në kryeqytetin gjerman, Berlin, u shpall gjendja e emergjencës.

Në Danimarkë, autostradat dhe hekurudha që lidh vendin me Suedinë fqinje, u mbyllën ndërsa forcat e emergjencës janë në gatishmëri. Edhe disa shtete amerikane si dhe Zelanda e Re gjithashtu po përballen me stuhi dhe kushte të vështira të motit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *