E shtunë, 17 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 12 orë më parë
Sport

Strakosha rikthehet në kampionatin grek: S’ka më fjalë, vetëm punë

Thomas Strakosha rikthehet pas 12 vitesh në kampionatin grek. Gardiani kquezi ka firmosur ditën e sotme kontratën me AEK, deri në vitin 2029.

Ka qenë vetë klubi grek i cili ka zyrtarizuar lajmin përmes rrjeteve sociale.

Reklamë

Gardiani kuqezi sezonin e fundit ishte pjesë e Brendford në Angli ku nuk gjeti hapësira. Më herët ai ka mbotjrur portën e Salernitanës dhe Lazios për disa vite.

“AEK njofton blerjen e Thomas Strakoshas. Portieri  shqiptar ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me ekipin tonë deri në qershor të vitit 2029”, shkruan AEK.

Reklamë


29-vjeçari i pati fillimet te Salernitana në Seria B, përpara se të kalonte te Lazio, skuadër në të cilën luajti për disa sezone. Debutimi i Strakoshës, me skuadrën e re në një ndeshje zyrtare  pritet me padurim nga tifozët.

“Unë jam shumë i lumtur që transferimi im te AEK u kompletua. Po pres me padurim që të nis stërvitjen dhe të jem në gatishmëri të trajnerit tim. Që nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë”, tha ai.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë