E enjte, 15 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Egnatia–Midtjylland do të luhet por jo në Tiranë, ja ku zhvendoset ndeshja

Ndeshja mes Egnatias dhe Midtjylland, e vlefshme për Conference League, nuk do të zhvillohet në Tiranë, por në stadiumin “Elbasan Arena”.

Përmes një njoftimi zyrtar, është bërë e ditur se për shkak të situatës së krijuar në kryeqytet nga protestat, dhe me qëllim garantimin e sigurisë, sfida do të zhvendoset në Elbasan.

Reklamë

Pavarësisht ndryshimit të stadiumit, orari i takimit mbetet i njëjtë.

Egnatia dhe Midtjylland do të zbresin në fushë në orën 18:45, sipas programit të përcaktuar.

Reklamë

Klubi u ka bërë thirrje tifozëve për mbështetje, duke shpresuar që skuadra të ketë përkrahjen e tyre edhe në këtë përballje të rëndësishme.

Tashmë, vëmendja zhvendoset te “Elbasan Arena”, ku Egnatia do të kërkojë të përfitojë nga mbështetja e tifozëve përballë kundërshtarit danez.

Egnatia–Midtjylland, zyrtarisht në Elbasan! Ora 18:45 mbetet e pandryshuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.