E enjte, 15 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Historike/ Egnatia merr pikën e parë në grupet e Conference League

Egnatia ka shkruar një faqe të rëndësishme në historinë e saj europiane, duke marrë pikën e parë në fazën e ligës së Conference League. Kampionët e Shqipërisë kanë barazuar 1-1 përballë skuadrës daneze të Midtjylland, në një përballje ku arritën të rivalizojnë një kundërshtar me eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Në minutën e 26-të, ishte Ildi Gruda ai që kaloi Egnatian në avantazh, duke ndezur entuziazmin te skuadra rrogozhinase. Megjithatë, Midtjylland reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 33-të me Cho Gue-sung.

Reklamë

Përballja u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, pasi ndeshja u zhvendos nga Tirana për shkak të situatës së krijuar nga protestat në kryeqytet.

Ky rezultat përbën një moment të veçantë për klubin nga Rrogozhina, që vijon të shkruajë historinë në kompeticionet europiane. Përballë Midtjylland, Egnatia tregoi se mund të përballet me skuadra të nivelit të lartë dhe të synojë rezultate pozitive në këtë aventurë.

Reklamë

Barazimi 1-1 i jep skuadrës shqiptare pikën e parë në këtë fazë të Conference League, duke mbajtur gjallë shpresat për të vijuar me paraqitje dinjitoze në Europë.

Për Egnatian, ky është një rezultat që shkon përtej një barazimi, pasi shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e klubit në futbollin europian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.