Subscribe

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali reagoi pas përfundimit të rinumerimit të 11 kutive në Bashkinë e Lezhës ku nuk u gjeten parregullsi dhe mospërputhje mes votave ne kuti dhe numrit të atyre që kishin votuar.

Spiropali deklaroi se alibia e opozitës për parregullsi në zgjedhje mori një goditje të madhe nga ky rinumerim.

 

Sot, alibia e ngritur për parregullsitë e regjistruara më 30 Qershor, mori një goditje përfundimtare. Prova më e mirë që shkatërron alibinë e fundit të humbësit serial Lulzim Basha, është rinumërimi i 11 kutive në Lezhë.11 kuti u rihapën për shkak të ankesave të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje. Rezultatet tregojnë qartësisht se nuk ka pasur asnjë parregullsi. Në 10 prej kutive, janë ekzaktësisht të njëjtat vota, që janë regjistruar edhe në tabelën përfundimtare të KQZ.

 

Spiropali shton se shqiptarët e kanë kuptuar mirë hallin që kanë drejtuesit e opozitës bashkë me Presidentin Meta.

 

Shqiptarët e kanë kuptuar shumë mirë hallin e Bashës, Berishës, Metës e Kryemadhit, por askush nuk mund t’i ndihmojë në këtë hall. Zgjedhjet e 30 Qershorit ishin një ndarje e qartë nga e shkuara.Pavarësisht bojkotit, kërcënimeve për dhunë, pavarësisht gjullurdisë “haxhiqamiliste”, që opozita e bashkuar tentoi të krijonte në 2019-n, shqiptarët në masë refuzuan mesazhin e dhunës, duke zgjedhur të ardhmen, Shqipërinë Europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *