Të gjithë rezidentët në shtete të huaja të cilët kanë ardhur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë kthyer mbrapsht.

 

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, të cilët thanë se 18 shtetas shqiptarë një ditë më parë janë rikthyer pas në tokën greke, pasi nuk kanë pranuar të vetëkarantinohen dhe të paguajnë shpenzimet e karantinimit në një prej hoteleve të qytetit të Korçës.

 

Nga ana tjetër, të njëjtat burime thanë se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga Greqia 10 shtetas shqiptarë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës. Ata pasi i janë nënshtruar të gjitha procedurave duke përfshirë edhe ato mjekësore, janë karantinuar në të njëjtin hotel ku ndodhen edhe 37 shqiptarë të tjerë.

 

Ndryshe nga 37 të karantinuarit e parë, të cilëve shpenzimet do iu përballohen nga Këshilli Kombëtar i Diasporës, 10 shtetasit e sotëm do të jenë të detyruar të përballojnë vetë shpenëzimet.

 

E njejta praktikë do të ndiqet për të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët për arsye të ndryshme do të vijnë nga Greqia në vendin tonë përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *