Një sportist i njohur korçar që nuk e harron qytetin e tij të lindjes u vjen në ndihmë vajzave volejbolliste të Skënderbeut. Donald Suxho, talenti i të cilit i ka bërë vend si një nga më të mirët edhe në ekipin kombëtar të SHBA ka sjellë përvojën e tij për vajzat e volejbollit që luajnë për Korçën.

 

Një ditë ndryshe në stërvitje për rrjetën korçare të femrave Skënderbeu dhe një eksperiencë shume e madhe për këto vajza ka qënë nga prania e Donald Suxhos në pallatin e sportit.

 

Volejbollisti korçar  dhe organizatori  i USA Danald Suxho ka qënë i pranishëm duke dhënë përvojën e tij  shumë të madhe për ritjen e  elementëve tekniko-taktike tek këto vajza.

 

Suxho është shprehur se edhe në të ardhmen  nuk do mungojë  bashkëpunimi dhe gadishmëria  për rritjen e cilësisë që Korça të renditet në majat e volejbollit ku i takon dhe ka patur traditë mjaft të mirë. Mjafton të kujtohet fakti se Skënderbeu ka qënë i vetmi ekip që rivalizonte për titullin kampion për vite me radhë me Dinamon e drejtuar nga Kreshnik Tartari.

 

Donald Suxho është djali i një tjetër volejbollisti të njohur korçar, Petrika Suxho. I cili afro dy dekada më parë emigroi familjarisht në SHBA ku Donaldi që i trashëgoi edhe pasionin e lojës të volejbollit arriti në majat e suksesit sportiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *