Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të shtyhet deri më 6 qershor duke shtrënguar edhe njëherë masat e izolimit për 47 milionë banorët. Kryeministri Pedro Sanchez fitoi mbështetjen parlamentare pavarësisht protestave të opozitës dhe qytetarëve që vijojnë prej disa ditësh.

“Askush nuk ka të drejtë të shkatërrojë atë që kemi arritur gjatë këtyre javëve të gjata të izolimit. Lufta nuk ka mbaruar ende dhe shtrirja e kufizimeve është mënyra e vetme e mundshme për të luftuar efektivisht virusin pasi ka akoma qindra raste të reja infektimi çdo ditë.”

Spanja numëron rreth 28 mijë viktima dhe mbi 280 mijë të infektuar me koronavirus. Numri i përditshëm i vdekjeve ka rënë dhjetëfish, nga rekordi i 950 të regjistruara në 2 Prill.

Qindra protestues kanë dalë në rrugë duke kërkuar “lirinë” dhe dorëheqjen e kryeministrit Pedro Sanchez. Nga dita e sotme do të jetë e detyrueshme mbajtaje  maskave në publik, ku distancimi social nuk është i mundur.

Gjatë javëve të fundit ka patur protesta kundër izolimit në shumë vende të Europës ndërsa qeveritë po zbatojnë fazën e dytë të rihapjes graduale. Në cdo rast të rritjes së rasteve të infekisonit mbi një limit të caktuar, rikthehenn në fuqi masat shtrënguese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *