Subscribe

6 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së 5 qershorit mes opozitës dhe Partisë Socialiste; sot Komisioni i Ligjeve ka miratuar paketën e dakordësuar asokohe mes palëve.

 

Janë 4 ligje që ndryshojnë si rezultat i asaj marrëveshje dhe amendimi më i rëndësishëm është hetimi i krimeve zgjedhore nga Spaku, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

 

Këto ndryshime do të votohen të enjten, e cila është edhe seanca e fundit e parlamentit për këtë vit.

 

Nga marrëveshja e 5 qershorit ka mbetur ende një pikë pa u zbatuar; hartimi i një kodi të ri zgjedhor që do të vulosë depolitizimin  e të gjitha komisioneve zgjedhore.

 

Të gjithë palët ranë dakord që komisionet do të depolitizoheshin në zgjedhjet parlamentare të 2025, por kodi i ri nuk u shkrua për shkak të përplasjes së fortë që  shkaktuan ndryshimet kushtetuese për listat e kandidatëve dhe koalicioneve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *