Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka akuzuar mazhorancën se po bën përpjekje për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

 

I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit 7pa5 në Vizion Plus, Spaho duke renditur një mori ligjesh me funksion prapaveprues, theksoi se shumica qeverisëse për shkak të këtyre ligjeve por edhe legjitimitetit të zgjedhjeve të 30 qershorit kërkon që të ketë nën kontroll të gjitha institucionet.

 

“Sikurse ju e dini ka një presion të shtuar nga brenda e jashtë vendit që të krijohet Gjykata Kushtetuese, të plotësohen vendet dhe të fillojë funksionimin. Jemi I vetmi vend në Europë ndoshta e më tej I cili funksionon prej më shumë se dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese dhe përgjegjësia për këtë duhet kërkuar tek njerëzit dhe strukturat e ngarkuara për të emëruar vakancat në Gjykatën Kushtetuese dhe mendoj se në radhë të parë duhet kërkuar tek mazhoranca, e cila ka bërë të gjitha përpjekjet që ta mbajë vendin pa Gjykatë Kushtetuese për shkak të interesave okulte që ka pasur. Janë një mori ligjesh që janë miratuar në kundërshti me përcaktimet kushtetuese. Përshëmbull mund të përmendim ligjin e teatrit apo atë të dividentit të dy me efekt prapaveprues. Por mos harrojmë dhe legjeitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pra mazhoranca po bën përpjekje për të kapur këtë institucion.”

 

Për Spahon presidenti me qendrimet që ka mbajtur deri në këto moment është I mbështetur mbi përcaktimet në Kushtetutë.

 

Nënkryetari i PD u ndal edhe tek çështja e referendumit.

 

“Referendumi është forma më e lartë e demokracisë në një vend pasi konfirmon vullnetin e qytetarëve. Dhe përsa I përket Kushtetutës këtu kemi praktikë në Shqipëri janë dy referendum të mbajtura, një në vitin 1994, I cili nuk arriti të miratojë Kushtetutën dhe tjetri në vitin 1998 që u zhvillua pa pjesëmarrjen e opozitës. Pra dua të them që mbajtja e referendumeve është një fryme dëmokratike. Por në kushtet aktuale ligjore është një gjë e vështirë. Pasi ligji është bërë në një mënyrë të tillë që do vullnetin e mazhorancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *