Subscribe

Rastet me Covid-19 në Shqipëri po rritet ditë pas dite.

Burimë për Vizion Plus bëjnë të ditur se edhe këtë të mërkure kemi më shumë raste se një ditë më parë.

Nëse të martën buletini i Ministrisë së Shëndetësise konfirmoi zbulimin e 52 rasteve të reja, në 24 orët e fundit ky numër është rritur.

Ndonëse nuk është zyrtare, pasi pritet dalja për media e specialisteve të ISHP, numri i rasteve të reja këtë të mërkurë është mbi 60.

Sikurse ka ndodhur gjatë gjithë pandemisë, edhe këtë herë shifrën më të lartë të të prekurve e ka Tirana e cila edhe në 24 orët e fundit ka regjistruar mbi 20 paciente të rinj.

Por sakaq harta vijon të zgjerohet në qytete si Elbasan, Vlorë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.

Deri tani 46 persona kanë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve që ka dhënë në shëndetin e tyre koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *