Subscribe

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes ka vendosur rritjen në masën 7% të pagës bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura. Kjo shënon rritjen më të madhe të pagave të ushtarakëve, të cilët një vit më parë morën një tjetër shtesë page për të gjitha kategoritë në masën 30%.

Nga ky vendim i fundit i Këshillit të Ministrave përfitojnë 6654 ushtarakë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e ka konsideruar këtë shtesë të pagave për ushtarakët si një përpjekje për të rritur dinjitetin e Forcave të Armatosura, por njëherësh është edhe një përpjekje për të shtuar rekrutimet e reja.

Aktualisht Ministria e Mbrojtjes ka nisur fushatën e rekrutimeve për 400 pozicione të lira pranë FA si ushtar apo detar aktiv. Kjo thirrje është e hapur për të gjithë të rinjtë e moshave 18-27 vjeç me arsim 9-vjeçar, të mesëm apo të lartë. Ndër përfitimet që marrin të gjithë ata që zgjedhin të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura janë: puna e garantuar në FARSH dhe mundësi për karrierë të sukseshme, të ardhura mujore dinjitoze, si asnjëherë më parë për FA, Shërbim shëndetësor për vete dhe familjarët dhe mundësi kurimi të specializuar brenda dhe jashtë vendit, sigurim shoqëror dhe përfitime suplementare pas përfundimit të karrierës, mundësi arsimimi dhe kualifikimi ushtarak brenda dhe jashtë vendit, pa pagesë, përparim në gradë dhe karrierë, përgatitje fizike sipas standardeve të NATO-s, angazhim në misione paqeruajtëse në kuadrin e NATO-s, OKB, BE me përfitime financiare të konsiderueshme.

Po ashtu për çdo të ri që bëhet pjesë e FA ofrohen trajnime dhe stërvitje jashtë vendit së bashku me kolegë të tjerë të NATO-s dhe SHBA-ve, lehtësira për qira banese, transfertë bashkëshorti/e, trajtim me ushqim, pagesë transporti etj. Si dhe kredi me norma të lehtësuara për banesën e parë të familjeve ushtarake.

Me rritjen e fundit të pagave, një oficer i titulluar ushtarak (grada e parë për ushtarakët oficerë të titulluar Nën Toger) pas kryerjes së studimeve në Akademinë e Forcave të Armatosura merr një pagë mbi 77 mijë lekë pa përfshirë shtesat mbi pagë për kompensim ushqimor, shtesat për natyra të veçanta apo trajtimin me uniformë ushtarake, sportive, atj.

Regjistrohu në linkun më poshtë dhe personeli i rekrutimit në të gjithë vendin do ju kontaktojë https://www.mod.gov.al/rekrutim/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *