Parlamenti gjerman pritet të votojë këtë të enjte në mbrëmje qëndrimin e gjermanisë për nisjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.

 

Gjithashtu në të njëjtën séance sipas rendit të ditës do të vohohet edhe për negociatat me Maqedoninë e Veriut.

 

Diskutimi dhe votimi janë parashikuar të zgjasin jo më shumë se 30 minuta, pasi të gjitha grupet parlamentare më herët kanë diskutuar dhe votuar vecmas për votën që do të japin në Bundestag.

 

Pas votim pro hapjes së negociatave për shqipërinë të grupeve parlamentare të koalicionit të unionit, Kristian democrat me Unionin Kristian Social si dhe të partisë së koalicionit qeverisë socialdemokrate, në parim, qeveria federale duhet të aprovojë negociatat e pranimit me shqipërinë në Këshillin Evropian më 17 dhe 18 tetor 2019 me disa kushte në fushën e gjyqësoret dhe krimit të organizuar.

 

Gjatë votimit të së enjtes nuk priten surpriza, pasi shumica e partive në Bundestag pritet të votojnë pro hapjes së negociatave, edhe nëse ndonjë parti opozitare si alternativa për Gjermaninë voton kundër, nuk ndikon në qendrimin përfundimtar të Berlinit zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *