Subscribe

Sot skadon afati qe Berisha dhe mbeshtetesit e tij i kane vendosur Lulzim Bashes per tu larguar nga zyra e kryetarit te partise demokratike.

Por vete Lulzim Basha nuk njeh asnje levizje apo ultimatum tw Berishes dhe nw oren 10.00 si zakonisht ai ka ngjitur shkallet e selise se partise demokratike.

Sic ka ndodhur keto dite dera kryesore hapet vetem per Bashen e Gazment Bardhin, ndersa te tjeret duhet te hyjne nga dera anesore.

Por sipas sekretarit te pergjithshem ne PD po kryhen vetem punime mirembajtje, duke hedhur poshte akuzat se selia po blindohet ne prag te protestes se 8 janarit.

 

GAZMENT BARDHI


SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PD

 

Jo, ne nuk do të kërkojmë mbrojtje nga policia. Kësaj godine, edhe në të shkuarën, i kanë dalë për 31 vite për zot demokratët dhe asnjë person që nxit dhunë apo nxit akte dhune në godinën e demokratëve, nuk do t’ia arrijë dot qëllimit të tij. Absurdi më i madh i gjithë lëvizjes së Sali Berishës ishte që e nisi betejën për të forcuar Partinë Demokratike që të rrëzojë Edi Ramën dhe është duke e mbyllur betejën me protestë kundër Partisë Demokratike në oborrin e Partisë Demokratike. Nuk ka ndodhur kurrë në 31 vite, sepse në fakt në 31 vite asnjë politikan nuk ka guxuar që hallin e vet personal t’ia mbivendosë partisë së tij. Është hera e parë, që një individ, një politikan, një problem të vetin dhe të familjes së tij, problem shumë të madh të tij dhe të familjes së tij, kërkon t’ia imponojë kësaj godine, kërkon t’ia imponojë demokratëve. Kjo nuk ka për t’u lejuar, sepse demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, më 18 dhjetor, kanë zgjedhur të ardhmen.

 

 

Bardhi ka sqaruar edhe pse nuk u lejuan te hyjne ne seli 5 deputetet qe mbeshtesin Berishen.

 

 

Ajo që  unë thashë është që çdo deputet, çdo anëtar i Partisë Demokratike është i i lirë të futet në selinë qendrore të Partisë Demokratike. Sikundër në çdo seli në të gjitha degët e Partisë Demokratike, as është ndaluar, as ka për t’u ndaluar sa kohë është anëtar i Partisë  Demokratike. Lajmi i mirë dhe pozitiv sot ishte që disa prej  kolegëve ndryshe nga çdo shëtitje turistike që kanë bërë në selinë e Partisë Demokratike sot ishin të pashoqëruar me ato që shkallmojnë dyert e selisë qendrore të Partisë Demokratike ndërkohë që janë  në kërkim nga autoritetet britanike të drejtësisë për akte ekstreme dhune dhe  trafik droge. Ndryshe nga ata që janë shpallur vetëm në mars të këtij viti  për episode trafikimi droge të nisura që në qershor të 2013-ës dhe kjo datë do të duhet t’ju thotë diçka që vijë dhe  shoqërojnë Sali Berishën dhe kolegët për të shqyer dhe shkelmuar dyert dhe dritaret e Partisë Demokratike. Kujt i shërbejnë aktet e dhunës? Kujt i shërben nxitja e dhunës? E përsëris, i shërben vetëm forcimit të regjimit të Edi Ramës. Ftoj cilindo të kthehet në misionin që i kanë ngarkuar demokratët, në misionin për të bërë betejë me Edi Ramën.  S’ka nevojë për të bërë shoë për mbledhje të paqenë të Grupit Parlamentar sepse nuk ka asnjë mbledhë të Grupit Parlamentar sot, por zotërinjtë e nderuar të Grupit Parlamentar që duan të përfshihen në aksionin opozitar më së pari duhet ta fillojnë duke ardhur në parlament. E përsëris, një pjesë prej tyre kanë 4 muaj që nuk vijnë në parlament.

 

Por Bardhi ka artikuluar akuza te ashpra ndaj Berishes se shoqerohet me trafikante.

 

 

Edhe një herë, unë do të jem në seli, pa asnjë diskutim, të gjitha institucionet e partisë do të jenë në seli, çdo demokrat, e përsëris, ka qenë dhe do të jetë i lejuar për të hyrë në godinën e Partisë Demokratike, trafikantët e drogës që shqyejnë dyert e selisë qendrore të Partisë Demokratike dhe anëtarët e grupit kriminal B9 të shpallur non-grata në Mars 2021, për episode trafiku droge të nisur në qershor dhe të lutem fiksoje, në qershor të 2013, nuk kanë për t’u lejuar më të hyjnë në godinën e Partisë Demokratike. Kjo godinë ka 8 vite që bën betejë me regjimin e Edi Ramës, kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës. Nuk mund të jetë vend strehim për trafikantët e drogës që kërkohen në Britaninë e Madhe, por që në mënyrën më të çuditshme të mundshme shfaqen për krah Sali Berishës, në shëtitjen turistike në selinë qendrore të Partisë Demokratike.

Numri dy i PD ka deklaruar se Berisha ne 8 janar synon te sulmoje PD.

 

Jo, ne nuk do të kërkojmë mbrojtje nga policia. Kësaj godine, edhe në të shkuarën, i kanë dalë për 31 vite për zot demokratët dhe asnjë person që nxit dhunë apo nxit akte dhune në godinën e demokratëve, nuk do t’ia arrijë dot qëllimit të tij. Absurdi më i madh i gjithë lëvizjes së Sali Berishës ishte që e nisi betejën për të forcuar Partinë Demokratike që të rrëzojë Edi Ramën dhe është duke e mbyllur betejën me protestë kundër Partisë Demokratike në oborrin e Partisë Demokratike. Nuk ka ndodhur kurrë në 31 vite, sepse në fakt në 31 vite asnjë politikan nuk ka guxuar që hallin e vet personal t’ia mbivendosë partisë së tij. Është hera e parë, që një individ, një politikan, një problem të vetin dhe të familjes së tij, problem shumë të madh të tij dhe të familjes së tij, kërkon t’ia imponojë kësaj godine, kërkon t’ia imponojë demokratëve. Kjo nuk ka për t’u lejuar, sepse demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, më 18 dhjetor, kanë zgjedhur të ardhmen.

Prej kuvendit te 18 dhjetorit Lulzim Basha ka deklaruar se PD eshte ndare nga Sali Berisha e nuk ka me kthim pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *