Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme me 7 ndeshje që I takojnë dueleve të xhiros së dytë në grupe.

 

Padiskutim vëmendja më e madhe do të jetë e përqëndruar tek supersfida Bayer vs Barcelona, dy ekipe që kryesojne grupin C pas fitoreve në ndeshjet e para.

 

Në leter gjermanet që vijnë pas suksesit ndaj Interit janë favorit, aq më teper që luajnë para tifozeve te tyre ndonëse Barcelona ka po kalon një forme shumë të mirë.

 

Kuriozitet I madh edhe për rikthimin e Levandovskit para ish-skuadrës dhe ish-tifozeve te tij, në alianz arena, aty ku shenoi pa fund.

 

Më heret për të njëjtin grup Inter do të ketë punë në transferte me Viktoria Pelzen, dhe fitorja në Ceki është një detyrim për ziklatrit për të qënë në lojë për kualifikimin.

 

Shqetësim,I kryesor tek zikaltrit vijon të jetë mungesa e Lukakut,

 

Pritshmëri e madehe për një duel të bukur edhe në sfiden eë grupit A aty ku luajnë dy ekipe legjendare të Champions Liverpool dhe Ajax.

 

Pas disfatës me Napolin, nënkampionet e Europës nuk kanë rrugë tjetër vec fitores, përballë talenteve të Ajax të cilët shkaterruan Rangers në takimin e parë.

 

Interesante edhe sfida në lisbone mes Sporting dhe Tottenham dy skuadra që janë  në krye të grupit D.

 

Përballjet e tjera të mbrëmjes janë Bajer Leverkusen vs Atletiko Madrid ,Porto vs Club Brugge KV si dhe Marseille vs Eintraht Frankfurt . të shtata ndeshjet sonte do të transmetohen në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *